Plagosja në Vlorë, zbardhet e shkuara kriminale e objektivit të atentatit

Plagosja në Vlorë, zbardhet e shkuara kriminale e objektivit të atentatit

19:37, 18/01/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur të tjera detaje nga e shkuara kriminale e atij që mund të jetë objektivi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Sipas të dhënave më të fundit, Nikollaq Çepaj, që është liruar nga qelia vetëm tri ditë më parë ka qenë I dënuar për një ngjarje të ndodhur në Vlorë më 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”.

Në këtë datë brenda ambjenteve të një lokali ka mbetur I plagosur më armë zjarri shtetasin, Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Ku një nga personat e akuzuar ka qenë edhe Nikollaq Çepaj, I cili mbante edhe mbiemrin Taullaraj.

Në këtë ngjarje në cilësinë e provave materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco