'Ulërimat e grave...'/ Dëshmitari rrëfen si ndodhi plagosja e dyfishtë në Vlorë: Kujtuam se ishin fishekzjarre. Qëlluan nga makina

'Ulërimat e grave...'/ Dëshmitari rrëfen si ndodhi plagosja e dyfishtë në Vlorë: Kujtuam se ishin fishekzjarre. Qëlluan nga makina

19:24, 18/01/2020
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Vlorë.

Si pasojë e atentatit, dy persona me inicialet N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë një qytetar i Vlorës, dëshmitar okular, njëkohësisht edhe xhaxhai i një prej të plagosurve, Ronald Çepaj, ka rrëfyer tmerrin e atyre momenteve.

“Unë isha atje, së bashku me një 80-vjeç, për të pirë një kafe. Dëgjova brrrrrr, por thashë mos ishin fishekzjarre. Kur dëgjova ulërima. Breshëri automatiku. Qëlloi nga brenda makinës, sa ndaloi pak edhe....”, rrëfen dëshmitari.

Ronald Çepaj dhe Nikollqa Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën industriale të Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë.

Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet në qytetin e Vlorës.

Informacion paraprak I Policisë Vlorë:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco