Kallashnikov pa leje/ Kush janë shefat e policisë në Elbasan që iu gjetën armë brenda komisariatit

Kallashnikov pa leje/ Kush janë shefat e policisë në Elbasan që iu gjetën armë brenda komisariatit

18:38, 18/01/2020
A+ Aa A-

ShÇBA zbuloi ditën e sotme 9 armë automatike, model 56, në zyrën e shefit të policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, Faik Ruko.

Ky i fundit vetëm pak kohë kishte marrë këtë detyrë, ndërkohë që ky post më herët është mbajtur nga Abedin Halilaj.

Armët thuhet se gjendeshin në zyrë të paktën prej 2 vitesh.

Burime për Syri.net dhe Syri TV bëjnë me dije se, armët ishin mbledhur nga aksioni në komunitet per dorëzimin e  armëve pa leje, aksion i mbajtur në vitin 2017 dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim.

Burimet bëjnë me dije se, ekzistojnë procesverbalet që armët kanë hyrë në komisariat konform rregullave nga zyra e armatimit dhe zotërojnë dokumentacionin përkatës.

Burimet gjithashtu thonë se ka qënë Z.Ruko që ka njoftuar SHÇBA për prezencën e tyre.

Gjithësesi vijojnë hetimet për këtë rast, nëse vertet kemi të bëjmë me një situatë  neglizhence apo skandali në radhët e bluve.

Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco