Zbardhet skema/ Si 60-vjeçari mashtronte të miturën me probleme mendore në Lezhë

Zbardhet skema/ Si 60-vjeçari mashtronte të miturën me probleme mendore në Lezhë

17:31, 18/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës bëri të ditur ditën e sotme arrestimin e një 60-vjeçari, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene me aftësi të kufizuara.

Në momentin e arrestimit, ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se ajo kohët e fundit është vërejtur nga bashkëmoshatarët e tjerë që shoqërohej për në shkollë nga një person me makinë. Vajza e moshës 14 vjeç dhe me probleme të shëndetit mendor, shkonte çdo ditë nga fshati Kolsh për në shkollë me furgon.

Por ditët e fundit ajo kishte bërë mungesa dhe për këtë arsye, ka ardhur edhe denoncimi në polici. Kjo e fundit mbajti nën mbikqyrje vajzën disa ditë duke konstatuar pikërisht 60 vjeçarin me iniciale V.N si personin që e merrte në makinë të miturën dhe kryente veprime të turpshme.

Për këtë arsye blutë e Lezhës kanë ndërhyrë ditën e djeshme duke bërë arrestimin e 60-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit në flagrancë ka qenë në gjendje të dehur.

E mitura është marrë në pyetje me praninë e psikologut duket bërë rrefimet e saj dhe nisur nga keto rrefime eshte kerkuar kryerja e ekspertizes mjeko ligjore dhe ekzaminimet perkatese nga mjeksia ligjore ne tirane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco