Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pengu me dy emra/ Pengmarrja dje në Kamzë, ja lidhjet e autorëve me personin e rrëmbyer

Pengu me dy emra/ Pengmarrja dje në Kamzë, ja lidhjet e autorëve me personin e rrëmbyer

17:21, 18/01/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen Jak Prengës paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamëz.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se Prenga rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mosshlyerjen e një borxhi që 49-vjecari i kishte marr personave që iu kishte blerë automjetin.

Kjo është një nga pistat më të forta që po hetohet nga policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Ndërkohë dyshohet se autorët e rrëmbimit janë parë për herë të fundit në drejtim të Fushë Krujës në vendin e quajtur Ura  Gjoles./abcnews.al

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco