Detajet/ Kanos me thikë bashkëshorten, arrestohet në flagrancë burri dhunues

Detajet/ Kanos me thikë bashkëshorten, arrestohet në flagrancë burri dhunues

16:04, 18/01/2020
A+ Aa A-

Një bashkëshort është ndaluar në Shkodër në kushtet e flagrancës pasi po kërcënonte me thikë bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se ka ndaluar shtetasin 41 vjeçar, K.Z, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Shkodër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco