U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, vjen me masa të forta sigurie në Tiranë

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, vjen me masa të forta sigurie në Tiranë

15:44, 18/01/2020
A+ Aa A-

Xhevahir Jonuzi 47-vjeç është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të RENEA-s ku gjatë operacionit për arrestimin e tij në Vlorë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë.

Burime bëjnë me dije se 47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet për në spitalin e burgut.

Jonuzi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit duke marrë një plumb në këmbën e djathë në pjesën e kofshës, ndërsa ambulancën me të cilën po transportohet  drejt Tiranës po e shoqëron edhe një grup policor që e ka marrë në mbikqyrje.

Jonuzi ndodhej prej disa vitesh në kërkim, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tij mëngjesin e sotëm ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar jetën.

Në kundërpërgjigje, RENEA ka qëlluar në drejtim të Jonuzit duke e lënë atë të plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco