E rrëmbyen me makinë në mes të Kamzës, ende asnjë lajm për fatin e 48-vjeçarit Foto ilustruese

E rrëmbyen me makinë në mes të Kamzës, ende asnjë lajm për fatin e 48-vjeçarit

10:35, 18/01/2020
A+ Aa A-

Personi që u rrëmbye dje në lagjen "London" të Kamzës vazhdon të jetë i zhdukur që nga momenti kur dy burra e futën me forcë në makinë. Policia po vazhdon hetimet për gjetjen e tij dhe të personave që e rrëmbyen apo morën peng.

I rrëmbyeri quhet Jani Prenga, 48 vjeç nga Puka. Megjithatë, pritet konfirmimi zyrtar i identitetit të tij nga Policia.

Prenga në fillim u dhunua fizikisht dhe në asfalt u panë gjurmë gjaku. Më pas, dy dhunuesit e morën me vete me një makinë. Ngajrja ndodhi në orën 11:44 minuta në rrugën 'Londër' në Kamëz.

Qenë dëshmitarët që i treguan Policisë se personi në fjalë u rrëmbye me makinë, pasi u rrah nga dy burra.

Policia, sipas burimeve, e ka identifikuar me ndihmën e familjarëve, personin që është dhunuar me shumë gjasa është marrë peng.

Megjithatë, edhe sot, gati 24 orë pas ngjarjes, nuk ka asnjë njoftim për fatin e Prengës.

Vendi ku u rrëmbye

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco