Pamje nga operacioni për kapjen e Jonuzit/ Blindohet spitali, familjarët akuzojnë...

Pamje nga operacioni për kapjen e Jonuzit/ Blindohet spitali, familjarët akuzojnë...

10:46, 18/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat speciale, arrestuan mëngjesin e sorëm në Vlorë 47-vjeçarin Xhevahir Jonuzi, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999. Jonuzi ndodhej prej disa vitesh në kërkim, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tij mëngjesin e sotëm ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar jetën.

Në kundërpërgjigje, RENEA qëlloi në drejtim të Jonuzit duke e lënë atë të plagosur në këmbë.

    Fax News raporton se Jonuzi është duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për t'i nxjerrë plumbin nga këmba, ndërsa burime nga spitali thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

    Familjarët e 47-vjeçarit pretendojnë se shëndeti i tij është në rrezik, ndërsa policia ka rrethuar spitalin e Vlorës.

    Në momentin e arrestimit Jonuzi ndodhej në banesën e të ëmës së tij në fshatin Hoshtimë, ku nuk kishte persona të tjerë veç mamasë së 47-vjeçarit.

    ”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njofton policia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco