Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Qëlloi dy persona në vitin 1999/ Detaje të reja për të rrezikshmin e Vlorës

Qëlloi dy persona në vitin 1999/ Detaje të reja për të rrezikshmin e Vlorës

10:35, 18/01/2020
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar hapi zjarr ndaj forcave RENEA gjatë tentativës për t’i shpëtuar arrestimit. Xhevahir Jonuzi, personi që shihni në këtë foto, mbeti i plagosur gjatë momentit kur hapi zjarr ndaj forcave të policisë.

Ngjarja e denjë si në filma ka ndodhur në fshatin Hoshtimë të Vlorës, në momentin kur forcat RENEA dhe ato operacionale kanë shkuar për ta arrestuar. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat speciale RENEA i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi   mbeti i plagosur në këmbë.

Po kush është Xhevahir Jonuzi?

47-vjeçari është një emër i njohur për policine, pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999.

Asokohe, Xhevahir Jonuzi në bashkëpunim me Anton Alliu kanë vrarë për motive të dobëta në 25 mars 1997 me armë zjarri kallashnikov (automatik) shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj.

Ndërsa, në nëntor të vitit 2018 policia e Vlorës e kishte emrin dhe foton e tij ndër tetë personat me të kërkuar dhe me rrezikshmeri mjaft të lartë në qarkun e Vlorës.

Burime për ABC News bëjnë me dije se dyshohej se 47-vjeçari përdorte një tjetër identitet, si  Alfred Xhafa deri më tani për t’i shpëtuar policisë.

Sakaq, ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco