Nëna kishte ndezur sobën në kasolle/ Vdekja e 2 vjeçarit nga zjarri, çifti me 8 fëmijë në kushte të vështira ekonomike

Nëna kishte ndezur sobën në kasolle/ Vdekja e 2 vjeçarit nga zjarri, çifti me 8 fëmijë në kushte të vështira ekonomike

18:39, 17/01/2020

Familja e Haki Çokut në Laç ka hapur dyert e zisë pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në banesën e tij, ku një kasolle u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbi jetën fëmija 2-vjeç.

Dëshmitarët nga vendgjarja kanë rrëfyer për kameran e Fax News sesi është përfshirë nga flakët kasollja.

Sipas tyre e ëma e 2-vjeçarit, kishte ndezur një zjarr për të gatuar dhe për tu ngrohur fëmijët prapa shtëpisë ku kishte imporvizuar një magazinë.

Në atë momente ajo nuk ka qenë e pranishme dhe zjarri në pak minuta ka shkrumbuar magazinën.

“Unë kam qenë në gjumë dhe thanë u dogj stalla. Kur u djeg fëmija u bë nami.”- thotë një banore.

“Soba ka qenë ndez nga mbrapa shtëpisë për të gatuar dhe për tu ngrohur. E ëma nuk ka qenë në moment aty për të parë situatën. Ajo ka parë pastaj, por zjarri të merr shpirtin është me sekonda.”- shprehet dëshmitari.

Po sipas dëshmive, çifit ka 8 fëmijë dhe të gjithë fëmijët janë të vegjël, njëri-pas tjetrit, ndërkohë që jetonin me qira në kushte të vështira ekonomike.

Një nga fqinjët shprehet i indinjuar me zyrtarët lokalë, se fëmija ka ndërruar jetë pasi nuk ka kushte për tu ngrohur në banesë.

“Ka vdek fëmija se nuk ka kushte. Me pas kushte rri në shtëpi. Regjim i degjenerum.”- shprehet i indinjuar ai.

Ndërkaq për të ngushëlluar familjarët ishte edhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara e cila shprehet se do të ndihmojë familjen.

“Në ndihmë sociale, do të marrim përsipër procedurën e varrimit. Do të akomodohesh në një shtëpi tjetër. Ne jemi gati për të ndihmuar. Nuk dua të bëhet objekt debati dhimbja që të ka ndodhur ty edhe ne të gjithëve se është fëmija jonë. Zoti të dhëntë forcë.”- u shpreh ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco