Maskat e dhunuan dhe i prenë flokët/ Dëshmia e gruas shtatzënë: Njëri më grrici në fytyrë me xham, tjetri...

Maskat e dhunuan dhe i prenë flokët/ Dëshmia e gruas shtatzënë: Njëri më grrici në fytyrë me xham, tjetri...

17:41, 17/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku dy persona të maskuar hynë në banesën e familjes Gega.

Në momentin e hyrjes, nusja e familjes, Jetmira Gega ndodhej e vetme duke rënë pre e dhunës së agresorëve dhe si pasojë është care me xhamat e dritares.

Më pas, Gegës iu prenë edhe flokët me gërshërë.

"Rashë për të fjetur rreth ores 8 të darkës. Nga ora 22:30 dëgjoj zhurmën e thyerjes së xhamit të kzhinës, Gjëja e pare që bëra ishte kyçja e fëmijëve në dhomë dhe dola për të pare se çfarë kishte ndodhur.  Kur hyra në kuzhinë pashë dy burra, njëri I fshehur pas sobës e tjetri në këmbë.

Tentova të dale por njëri më kapi nga doradhe më përplasi pas murit. Më pas vjen tjetri dhe më prêt flokët me gërshërë duke më thënë: “Kemi ardhur për çështje borxhi…”. Ndërsa tjetri më grici me xham në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova kërkova ndihmë te xhaxhai I burrit”, rrëfen Gega pas kamerave, raporton Syri.net.

Gjendja e saj psikologjike është shumë e rënduar, ndërsa vjehrri i saj Ferit Gega, shprehet I shqetësuar për ngjarjen, ndërsa ngre dyshime për një person, me të cilin, disa vite më pare, kishte debatuar për shitjen e një mushke.

Familja Gega njihet nga banorët e zones si familje e qetë dhe pa problem.

Në lidhje me ngjarjen, Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet jane referuar ne prokurori per veprën  penale "Dhunim banese".

Grupi hetimor  po vijon punën per zbardhjen e plotë te rrethanaave te ngjarjes dhe pretendimeve te shtetases J.G, thuhet në njoftimin e policisë. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco