3.4 milionë eurot në 'Toyota Yaris'/ Lirohen 4 të arrestuarit

3.4 milionë eurot në 'Toyota Yaris'/ Lirohen 4 të arrestuarit

16:56, 17/01/2020

Ndryshon masa e sigurisë për 6 te arrestuarit e çështjes e “Toyota Yaris”.

Nga arrest me burg që është dhënë nga Krimet e Rënda, të dyshuarit tashmë u është caktuar masa “detyrim paraqitje” ne policinë gjyqesore, raporton Syri.net.

Detyrim paraqitje për Edi Likën, Klevi Lekën, Alban Mollaymerin dhe Agim Canin.

Ndërkohë ka ndryshuar edhe akuza. Nga pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar criminal, në mosdeklarim të holash në kufi.

Katër të sipërpërmendurit akuzohen si të implikuar në aferën e 3.4 milionë euro që u bllokuan në një makinë Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018. Ndërkohë në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Ata mendohet se janë porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën paratë.

Ngjarja trazoi edhe politikën. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla, kanë shkëmbyer akuza reciproke për përfshirje në këtë aferë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/01/2020 17:10

U mbars mali, polli nje mi! Narkodrejtesia e narkoridhjerjes siçiliste! Rrofte shoku Tualet Kasem Katnari me ne krye Edver Taqi Xibraken!

Shto koment

Denonco