VIDEO e zjarrit në Laç/ Policia: Ka vdekur një fëmijë 2 vjeç

VIDEO e zjarrit në Laç/ Policia: Ka vdekur një fëmijë 2 vjeç

15:40, 17/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Laçit ka konfirmuar vdekjen e një fëmijë në zjarrin e rënë në shtëpinë e Hakik Çokut në fshatin Sanxhak.

Sipas policisë brenda banesës është gjetur trupi i pajetë i një fëmijë 2 vjeç.

Policia Kurbin/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje  grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco