AKU bllokon 4 ton marmelatë nga Serbia në doganë Marmelata e bllokuar nga AKU

AKU bllokon 4 ton marmelatë nga Serbia në doganë

12:29, 17/01/2020
A+ Aa A-

Agjensia Kombëtare e Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën e inspektimit kufitar Hani i Hotit, 4,032 ton marmelatë, të ambalazhuar në kova plastike 14 kg.

Malli ishte nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës. Por në momentin e hyrjes në vendin tonë  i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum human."

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

"Ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve," theksoi AKU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 17/01/2020 20:31

Edi Rama e ka qef shume marmalaten Sërbe me qe e pelqen i them Edi Rames të ma haj dhe marmalaten time kam boll per gjithe familjen Rama

Nandi17/01/2020 14:08

A ja q..sha motren po edhe marmalaten kishim mangut nga serbia , prit ndonje dite te sjellin edhe m.t pre andej

Shto koment

Denonco