Vrasja e snajperit/ Publikohen dy emrat e shqiptarëve në kërkim

Vrasja e snajperit/ Publikohen dy emrat e shqiptarëve në kërkim

18:15, 16/01/2020
A+ Aa A-

Policia angleze publikoi dy emrat e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e një snajperi kurd në Angli. 

Hemwant Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij shtatorin e shkuar.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim shqiptarët: Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç.

Hussain, baba i dy djemve, kishte shërbyer në ushtrinë kurde kundër Shtetit Islamik. Ai ishte një snajper i aftë.

Policia britanike ka apeluar këdo që i sheh apo i njeh shqiptarët që të ofrojnë informacion.

Katër persona të tjerë janë arrestuar deri më tani vrasjen dhe pritet të përballen me gjyqin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco