Detajet/ I riu në Elbasan mori tre plumba, njihej nga policia pasi...

Detajet/ I riu në Elbasan mori tre plumba, njihej nga policia pasi...

10:02, 16/01/2020
A+ Aa A-

Rreth orës 01:15, duke u gdhirë dita e enjte, një person u plagos në lagjen “Luigj Gurakuqi:, Elbasan Policia bëri me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Kei Piu, 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve,” njoftoi policia.

Burimet e Syri TV thonë se Kei Piu ishte pronari i një palestre në Elbasan. Ai kishte në pronësi palestrën ‘Arena’ pranë stadiumit të qytetit.

Burimet shtojnë se ai është qëlluar me tre plumba në bark, por pasi ka bërë operacionin, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Kei Piu ishte një emër i njohur për policinë, pasi është shoqëruar më parë për posedim lëndësh narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco