Shqiptari i ve flakën vetes para Parlamentit Europian/ Çfarë tha para aktit ekstrem

Shqiptari i ve flakën vetes para Parlamentit Europian/ Çfarë tha para aktit ekstrem

19:54, 14/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar ka traumatizuar qytetarët e Strasburgut pasi është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Europian.

Arsyet e aktit ekstrem nuk dihen ende, ndërsa ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00 teksa ishte duke u zhvilluar një demostratë e qytetarëve të Guinesë.

Sipas raporteve të mediave lokale, shqiptari, emri i të cilit ende nuk dihet teksa bënte aktin bërtiti “padrejtësi”.

Të parët për të shpëtuar burrin  ishin të njëjtët protestues që u përpoqën të shuanin flakët me një xhaketë.

Menjëherë pas kësaj, mbërritën trupat e sigurimit të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Evropian kur ka një seancë duke i shuar flakët me një aparat zjarri.

Sipas mediave italiane, ndërhyrja e personelit të vëzhgimit dhe zjarrfikësve në detyrë jashtë hyrjes në institucionin parlamentar evropian ishte e menjëhershme, ndërsa personi përfundoi në spital me djegje në fytyrë dhe duar, kryesisht.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco