Fier, zbulohen 1,8 ton patatina, kruasanë, miell e qumësht të skaduar Produktet qe u asgjesuan

Fier, zbulohen 1,8 ton patatina, kruasanë, miell e qumësht të skaduar

14:47, 14/01/2020

Autoriteti Ushqimor Fier ka asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi Pasi kreu 15 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor, me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve, zbuloi dhe asgjësoi 1.825 ton produkte ushqimore si patatina, miell, qumësht, bakerolls, molto etj. me afat të kaluar përdorimi.

Gjatë inspektimeve të kryera janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 130,000 lekë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco