Si arritën tre shqiptarë të thyejnë kode bankare e të grabisin mijëra euro

Si arritën tre shqiptarë të thyejnë kode bankare e të grabisin mijëra euro

12:31, 14/01/2020

Më 27 janar, dy burra nga Gjilani do të nxirren para gjykatës dy persona për të dhënë dëshmitë e tyre në një proces gjyqësor ndaj dy të akuzuarve për ndërhyrje në për hyrje në sistemet kompjuterike dhe falsifikim të letrave me vlerë. Mosardhja e Halit Kadriut dhe Arben Bashës në gjykim ka bërë që të dështojë kjo seancë për herë të dytë brenda këtë janar, për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe ekspertit të IT-së.

Sipas Prokurorisë, Liridon Isufi, Lavdim Mjekiqi dhe Lum Shkodra akuzohen se nga viti 2007 e deri në gusht të vitit 2015, kishin ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në kompjuterë të shfrytëzuesve të internetit, duke kopjuar dhe vjedhur të dhëna të ndjeshme, përfshirë edhe të dhëna për llogari bankare. Ata akuzohen se nga këto aktivitete kanë përfituar shumën prej mbi 73,000 euro.

Po sipas aktakuzës, të akuzuarit gjatë kësaj periudhe kishin kopjuar të dhënat e kartelave bankare “përmes programeve keqbërëse” duke bërë tregti të të dhënave personale në forma të ndryshme. Gjithashtu se i akuzuari Liridon Isufi, prej vitit 2011 e deri ne vitin 2014, nëpërmes biznesit të tij kishte bërë shmangie të tatimit në shumën prej mbi 8,000 euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco