VIDEO/ Krimi në Mallakastër, flet nëna e Luis Saliaj: Nuk e pranoj që djali im ...

VIDEO/ Krimi në Mallakastër, flet nëna e Luis Saliaj: Nuk e pranoj që djali im ...

11:25, 14/01/2020
A+ Aa A-

Flet për herë të parë nëna e Luis Saliajt, një nga adoleshentët e arrestuar për vrasjen e Drita Saliajt, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Duke folur për gazetarin e SYRI TV, Mimoza Saliaj është shprehur se djali i saj duhet të mbajë përgjegjësi nëse ka bërë krim.

‘Djali im për atë që ka bërë të dënohet’, është shprehur Mimoza Saliaj.

Më pas ajo është shprehur se nuk e pranon dot faktin që djali i saj mund të ketë përdhunuar kunatën.

‘Nuk e pranoj që djali im të ketë përdhunuar Dritën’, ka thënë Mimoza Saliaj.

‘Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim.

Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën’, është shprehur ajo.

Një ditë më parë Gjykata e Fierit vendosi që çështjen për Luis Saliajn të ja delegojë gjykatës së Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco