‘Policia më dërgoi emrin e vrasësit shqiptar të burrit tim’

‘Policia më dërgoi emrin e vrasësit shqiptar të burrit tim’

10:17, 14/01/2020
A+ Aa A-

Një rast i çuditshëm është shënuar pas një vrasje në Leipzig të Gjermanisë

Nga Michael Klug, BILD

Kur Sonya K., 28 vjeç, hapi qesen e policisë me gjërat personale të bashkëshortit të saj të vrarë, fillimisht nuk vuri re diçka të veçantë.

Në qesen e tejdukshme ishte letërnjoftimi dhe disa karta të bashkëshortit Emrah K., 24 vjeç. Më vonë, ajo vuri re edhe një emër në krye të qeses: Andreas T.

Është emri i vrasësit të bashkëshortit të saj.

Por këtë ajo e mësoi më vonë.

Të kthehemi pak në kohë: Më 8 gusht, në orën 3 të mëngjesit, dy burra nisën të zihen me kamarierin Emrah K. në restorantin ku punonte. Papritur ata nxjerrin pistoletat dhe qëllojnë mbi turkun e ri. Të paktën gjashtë krisma u dëgjuan. Një plumb goditi babanë e dy fëmijëve në gjoks. Emrah K. vdiq menjëherë.

Një ditë më vonë, forcat speciale sulmuan shtëpinë e njërit prej vrasësve të dyshuar. Por Andreas T., një shqiptar, kishte kohë që kishte marrë malet.

Kur policia i solli sendet e burrit, Sonya ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. “Nuk dija çfarë të bëja. Në fillim u gëzova që mora dokumentet, pasi mund të varrosja burrin në Turqi”.

Por më pas nisi të hulumtonte. Donte të dinte se kush ia vrau burrin- kush ishte ky Andreas që e kishte emrin në çantë. “Nuk dëgjova asgjë nga policia për dy muaj”. Në skenë vazhdonte të dilte përherë emri i panjohur. Në fund ajo e mësoi: Andreas ishte vrasësi i burrit të saj.

Gruaja e re është e zemëruar: “Policia nuk më bën vetëm këtë. Por tani që e dinë emrin e këtij tipit, pse nuk e arrestojnë?”

Kur u pyet nga BILD, policia nuk komentoi. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Andreas T.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco