Motra e Drita Saliajt: Nuk shiste drogë, fëmijët nuk përdhunojnë...

Motra e Drita Saliajt: Nuk shiste drogë, fëmijët nuk përdhunojnë...

09:16, 14/01/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të dosjes tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt, ka reaguar motra e saj, Dallëndyshe Kajo. Ajo mohoi kategorikisht që motra e saj të jetë marrë me drogë. 

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge. Por motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo tha në një lidhje telefonike për “FaxNews” se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Si nuk ju vjen turp gazetarëve që kanë qenë në atë shtëpi dhe e kanë parë motrën time. Motra ime nuk është marrë me hashash, motrën time e njeh gjithë fshati. Të lutem mos më flisni për hashash mua, t’u vijë turp atyre që e hapën këtë pistë. Çfarë kërkuan ata te shtëpia e motrës time. Ata e bëjnë për të lehtësuar veten tyre. Drogën mos ma përmend më mua, se e di unë që nuk ka patur, ta jap unë me 100%”, deklaroi ajo.

Dallëndyshe Kajo kërkoi drejtësi ose në rast të kundërt, ajo u shpreh se fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë.

“Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj. Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo për “FaxNews”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco