72-vjeçari ndërroi jetë teksa bënin seks, flet e reja nga Gjilani

72-vjeçari ndërroi jetë teksa bënin seks, flet e reja nga Gjilani

21:31, 13/01/2020
A+ Aa A-

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.

Kjo grua e cila është nga rajoni i Gjilanit,  kohë pas kohe me persona të ndryshëm frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai ka ndërruar jetë.

Në deklaratën e saj ajo ka thënë:

 “Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

 “Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë./Ekspres/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco