Gruan ma ndaluan në rrugë/ Babai i ‘Zogut’ të Tiranës: I thanë do të të sekuestrojmë ‘Range Roverin’.....

Gruan ma ndaluan në rrugë/ Babai i ‘Zogut’ të Tiranës: I thanë do të të sekuestrojmë ‘Range Roverin’.....

17:57, 13/01/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Mariglen Nikaj tha se policët që i bëjnë këto gjëra duhet të penalizohen dhe se djali i tij duhet të lirohet.

Babai i Hermes Nikajt, Mariglen Nikaj është shprehur se të shoqen e kanë ndaluar dhe i kanë thënë se do t’i sekuestrojnë “Range Rover”-in. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Mariglen Nikaj tha se policët që i bëjnë këto gjëra duhet të penalizohen dhe se djali i tij duhet të lirohet.

Biseda në studio

Babai i Hermes Nikajt: Unë s’i drejtohem dot njerëzve të mëdhenj sepse gjykatat janë të pavarura, por Hermesi nesër duhet të dalë nga burgu. Kot po mbahet.

Flori Gjini: Bashkëshortja juaj si është? Ka qenë në dijeni? Ka folur me ju?

Babai i Hermes Nikajt: Po normale, bashkë rrimë. Si mund të jetë. Kurrë s’mund të thuhet mirë. Aq e stresuar sa…Asaj shkuan dhe i thanë do të sekuestrojmë “Range Rover”-in. Këto janë budallallëqe më të mëdhaja. Ku ka djali im makinë, ai s’ka patentë. Ata njerëz që i kanë thënë këto duhen penalizuar. Duke filluar që nga oficeri i policisë gjyqësore e deri tek të tjerët. Janë disa femra që janë përmendur dhe asnjëra prej tyre nuk ka dalë të thotë publikisht se çfarë ka bërë. E të thotë ‘po unë kam qenë’. Emrat shkruhen por të dalin, cilat janë? Do Zoti të shohin edhe anën tjetër të medaljes.

Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e shoëbizzit, punonjës policie etj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco