Policia i dhuron 6 paga/ Familja në skamje të plotë, trupi iu enjt i tëri, orët e fundit të efektivit të policisë rrugore

Policia i dhuron 6 paga/ Familja në skamje të plotë, trupi iu enjt i tëri, orët e fundit të efektivit të policisë rrugore

17:28, 13/01/2020
A+ Aa A-

Në shenjë solidariteti për 6 vitet e shërbimit në policinë rrugore, Policia e Shtetit i ka kaluar 6 paga familjarëve të policit Mariglen Mestanit, i cili humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e një sëmundje akute infektive që thuhet se ishte menigokok.

Vdekja e papritur e policit ka nxjerrë edhe një anë tjetër njerëzore, gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen familja e tij në një fshat të largët të Ersekës.

Ata që e kanë njohur thonë se Marigleni ishte një djalë i fortë që nuk kishte shfaqur më herët probleme shëndetësore.

27-vjeçari kishte pasur probleme ditët e fundit para se të ndërronte jetë, por kishte menduar se kishte të bënte me një virozë.  Tre ditë para se të humbte jetën në spital, ai kishte shprehur shqetësimin se ndjente debulesë.

Në një moment këmba e djathtë i ishte mpirë aq sa e kishte të vështirë për të dalë nga makina, por pa e kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ai ka shkuar normalisht në punë por ka pasur ethe dhe ka nisur të dridhej, ku edhe ka ka kërkuar leje për t'u kthyer në shtëpi.

Në orët e drekës 27 vjeçari ka shkuar në banesë për tu çlodhur.

Madje gjatë rrugës ka takuar edhe disa nga kolegët e tij të forcave "Shigjeta"/

Më këta të fundit ka zhvilluar një bisedë të shkurtër, i qeshur, por pa u thënë se nuk po ndihej mirë.

Kolegët e tij janë shprehur se panë në fytyrën e tij diçka që nuk shkonte, por pa ia vënë në dukje.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua rreth orës 5.00 të mëngjesit.

Marigleni thuhet se i ka bërë një telefonatë kolegut të tij duke i thënë të vi ta marrë e ta shoqërojë në spital, pasi nuk po ndihej mirë.

Ka qenë vëllai i kolegut, pasi ky i fundit ishte në punë, që e ka shoqëruar me shpejtësi drejt QSUT-së.

Në spital efektivi i Policisë Rrugore ka shkuar me temperaturë 42 gradë.

Ku mjekët e kanë shtruar menjëherë në repartin e  Infektivit, pasi trupi i Mariglenit kishte pësuar ndryshime të menjëhershme, ku dalloheshin trupi i gjithë i ënjtur dhe me pulla të kuqe në fytyrë dhe trup. Tashmë vetëm rezultatet e analizave të mjekësisë ligjore do të mund të përcaktojnë nëse është meningjit ose jo, për të hedhur dritë mbi atë se çfarë i mori jetën para kohe efektivit 27-vjeçar të Policisë Rrugore.

/Shqiptarja.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco