‘Na kërkuan foto miqësore’/ Alpinisti: Lajm i rremë që na shpëtoi policia

‘Na kërkuan foto miqësore’/ Alpinisti: Lajm i rremë që na shpëtoi policia

17:08, 13/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Malin e Gramozit, për shkak të motit të keq.

Të gjithë mediat nxituan të publikonin këtë lajm jo pak të rëndësishëm pasi kishte të bënte me 4 jetë njerëzish.

Por ditën e sotme një nga alpinistët e shpëtuar mbrëmjen e djeshmë për habi “rrokullisi” gjithë versionin e ashtuquajtur zyrtar të Policisë së Shtetit.

Çfarë ndodhi?

Policia tha se: “Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, ishte versioni i policisë…

Image

Ndërsa në një koment në rrjetin social Facebook, një nga alpinistët shkroi: Polica genjen! Na kerkuan nje foto ne menyr shoqerore…..!!, duke postuar 2 foto të cilat duken se janë kapur në momente të gëzueshme, të paktën kështu kuptohet në to.

Duket se Xhakolli një përgënjeshtrim të tillë, e ka bërë edhe ne disa faqe të tjera, në rrjetet sociale ku shkruan:

“Me vjen keq qe keni publikur kete lajm te rrem pasi ne nuk kemi humber dhe nuk na keni shpetuar nga asgje. policet na kerkuan te benim nje foto ne menyr shoqerore pasi ne berem ekspedit dimeror ne malin e Gramozit ne kushte exstreme. Dhe ju siguroj policet tuaj nuk e kan ate nivel sa te arrin dhe te shpetojn njerez ne ato kushte si le barku dhe rakia qe pin lokaleve me vjen keq qe flas keshtu por keni genjyr ne menyr te turpeshme. Ju lutem pergenjeshtroheni kete lajme pasi keni perdorur imazhet tona dhe keni shqetesur gjith familjaret tone”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/01/2020 18:51

O Arbër, ki kujdes se vijnë me të vërtetë ushkarët e Llesh leshit, meqë nuk kanë me se të merren vijnë me bo resme në krie të detirës. Kjo është respublika (responsabilità publica) e krieministrit E Drama, me ta qit mutin prej bythe o Arbër. Pastaj e shkruajnë nëpër statistika se kanë bërë namin ore, namin.

Shaiptari13/01/2020 18:36

A po e din ket muhabet Llesh leshi se ai merret direkt vete ne shpetimin e njerezeve,kur ndodh ndonje vrasje vrapon i pari te mbledhi kufomat,e lum ne te lumurit per policine qe deshem,pa le pastaj qe me kete pune do merret vete mjeker papucja.

Arberi 13/01/2020 17:27

Alo policia alo policia hajde shpejt se kam ngecur ne tualet jam tu dhjer por nuk po me del muti

Shto koment

Denonco