Pamjet e të rinjve/ Gjykata i lë në burg për vrasjen e Drita Saliajt

Pamjet e të rinjve/ Gjykata i lë në burg për vrasjen e Drita Saliajt

10:25, 11/01/2020
A+ Aa A-

Gjykata vendosi të lërë në burg tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Drita Saliajt në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Luis Saliaj, 16 vjeç, Sindi Shehaj, 16 vjeç dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, u lanë në burg nga gjyqtarja Orkida Licaj.

Ervis Zotaj nuk e pranoi krimin, duke thënë se nuk ka qenë aty.

Tre të rinjtë janë përfaqësuar nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik.

Të rinjtë kishin shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares, duke e vrarë fillimisht me peshqir.

Trupin e saj e hodhën në një rezervuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco