‘Bombë’ në varrezat e ushtarëve grekë?! Arrestohet mashtruesi

‘Bombë’ në varrezat e ushtarëve grekë?! Arrestohet mashtruesi

10:22, 11/01/2020

Pas një alarmi falso për një gjoja bombë të vendosur në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Policia ka arrestuar personin që ngriti alarmin: rojen e Manastirit të Shën Nikollës në Këlcyrë.

Liko Lito, banues në këtë qytet, u arrestua në flagrancë.

Dosja e tij iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Përmetit.

Pasi mori lajmin për pakon e mbledhur me letër natriban dhe hedhur tek varrezat, Policia dhe forcat xhenio nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar tek varrezat në Këlcyrë, prej nga rezultoi se nuk kishte kurrfarë bombe apo lënde eksplozive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco