'Ruaju nga Erdeti'/ Mesazhi i bashkëshortit dhe dëshmia e kunatit vrasës

'Ruaju nga Erdeti'/ Mesazhi i bashkëshortit dhe dëshmia e kunatit vrasës

09:34, 11/01/2020
A+ Aa A-

Paskuqani u trondit nga një krim i rëndë në familje.

Erdet Çapoku qëlloi disa herë me një shkop bejzbolli gruan e vëllait të tij Enkeleda Çapoku duke e lënë të vdekur. Krimi i rëndë dyshet se ka si motiv kryesor xhelozinë, pasi bashkëshorti i të ndjerës ndodhet pas hekurave i dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Gjatë marrjes në pyetje, Erdet Çapoku mësohet të ketë thënë se në momentin e ngjarjes kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kunata ishte mjaft gjaknxehtë .

“Me kunatën kemi patur disa keqkuptime në të kaluarën. Ajo ishte ishte shumë gjaknxehtë, nuk flitej me të. Madje m’i ktheu të gjithë njerëzit kundër meje. Jam penduar që e vrava, nuk duhet ta kisha bërë”, mësohet të ketë thënë ai.

Prangosja e Erdetit u bë nga efektivët e komisariatit nr.4., në zonën e Laprakës.

Duket se krimi ishte paralajmëruar, pasi viktima e kishte denoncuar kunatin. 

Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco