Gjyqi i shumëdiskutuar/ Akuzohet se vrau mjekun, shqiptari do ...

Gjyqi i shumëdiskutuar/ Akuzohet se vrau mjekun, shqiptari do ...

09:29, 11/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar, i cili akuzohet se vrau një mjek të njohur në Florida të SHBA, rrezikon të përballet me dënimin me burg të përjetshëm.

Anton Stragaj refuzoi një marrëveshje me prokurorinë që do i jepte lirinë shumë shpejt. Në vend të kësaj ai ka vendosur të mbrojë pafajësinë e tij në gjyq. Ai u kërkoi ndihmë financiare njerëzve të tij në Shqipëri pasi i akuzon avokatët publikë si tradhtarë.

Por pasi nga Shqipëria i sollën vetëm 25 mijë dollarë, gjysmën e parave që i duheshin, tani ai do të shkojë në gjyq me avokatët e caktuar nga shteti. Për këtë arsye, gjyqi që ishte parashikuar të niste në shkurt, u shty dje për në qershor për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve.

Stragaj akuzohet se ka vrarë mjekun Steven Schwartz.

Çështja në fjalë ka përparuar ngadalë prej majit të vitit 2014, kur gruaja e mjekut, Rebecca Schwartz mbërriti në shtëpinë e vjedhur pasi mungonin paratë, bizhuteritë dhe orët. Qentë e policisë zbuluan më vonë trupin e të shoqit pranë garazhit. Ai ishte qëlluar dhe therur në kokë dhe qafë.

Pas një viti, detektivët arrestuan shqiptarin Stragaj, një usta që kishte punuar në shtëpinë dhe biznesin e mjekut. ADN-ja e tij ishte në këmishën e Schwartz.

Vitin e shkuar, shqiptari refuzoi një marrëveshje që avokatët e tij ia propozuan prokurorëve për të shmangur mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm: Ai do shpallej fajtor për ndihmë në krim, duke marrë në këmbim tetë vite burg. Prokurorët megjithatë kërkuan që si pjesë e marrëveshjes, shqiptari duhej t’i nënshtrohej testit të makinës së vërtetës, me shpresën se do zbulonin më shumë për atë që i ndodhi mjekut.

Stragaj e refuzoi marrëveshjen për shkak të poligrafit (makinës së të vërtetës).

Nëse marrëveshja do të kishte kaluar, ai mund të lirohej pas dy vitesh duke pasur parasysh kohën që ka kaluar në burg dhe sjelljen e mirë.

Kjo marrëveshje u bë burim përplasjesh mes shqiptarit dhe avokatëve. Ai i shkroi një letër gjykatësit duke i thënë se avokatët e tij e kanë prerë në besë.

“U ndjeva i tradhtuar dhe i zënë në pritë sepse u besova,” tha ai.

Shqiptari e mbron me forcë pafajësinë. Ai thotë se vrasjen e ka bërë e shoqja e doktorit, Rebecca, e cila i ka ngritur kurth.

Por ai nuk është i vetmi që e drejton gishtin te gruaja e doktorit. Edhe fëmijët e rritur të Steven Schwartz kanë paditur Rebecca Schwartz dhe shqiptarin, duke thënë se ata kanë komplotuar për të vrarë babanë e tyre me qëllim përvetësimin e parave dhe ndryshimin e testamentit në kurriz të fëmijëve.

Rebecca ka në pronësi një armë të ngjashme me atë që është përdorur për vrasjen. Për momentin ndaj saj nuk ka asnjë padi.

Steven Schwartz kishte një klinikë private. Por edhe ai vetë është dënuar më parë për vrasjen e një dentisti gjatë një grabitje në vitin 1961. Ai u lirua me kusht në vitin 1971 dhe u fal në vitin 1977. Pas lirimit mori një diplomë për mjekësi në Itali.

Policia thotë se vrasjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco