'Ia prenë serbët'/ Rrëfimi i gazetares së 'Washington Post' për kosovarin që mbante 'organin' e shokut në qese

'Ia prenë serbët'/ Rrëfimi i gazetares së 'Washington Post' për kosovarin që mbante 'organin' e shokut në qese

20:57, 10/01/2020
A+ Aa A-

Krimet e ushtrisë dhe milicisë serbe mbi civilët në Kosovë kanë qenë të shumta dhe nga më të tmerrshmet.

Pas më shumë se 20 vjetësh, një gazetare amerikane, ka treguar një ngjarje tmerruese duke risjellë në vëmendje intervistën me një burrë në Kosovë, i cili kishte rrëfyer tmerret serbe.

lori Montgomery e cila punon për Washington Post, teksa i është kërkuar të tregojë një ngjarje e cila duket si gënjeshtër për që është e vërtetë, ka sjellë pikërisht një histori nga lufta në Kosovë.

Ajo ka treguar se si burri të cilin e kishte intervistuar po e mbante në një qese plastike organin gjenital të shokut të tij.

“Një herë intervistova një burrë në Kosovë i cili po tregonte për një sulm të serbëve, ndërkohë në dorë po mbante penisin e shokut të tij në një qese plastike. Ishte i zi, si një banane e pjekur shumë, pas intervistës ai e hodhi larg në një fushë”, shkruan Motgomerey në Twitter.

ImageImage

Pas këtij statusi në, gazetarja ka marrë një sërë pyetjesh.

“Si provë e masakrës. Ai tha se serbët ia kishin prerë” ka shpjeguar Montgomery teksa është pyetur për shpjegimin që i është dhënë nga burri që ka intervistuar.

E derisa dikush kishte shprehur skepticizëm për vërtetësinë e një rrëfimi të tillë, gazetarja amerikane ka thënë se ka dëshmitarë, duke përmendur dy gazetarë, njëri koleg i saj në "Washington Post", David Lynch, dhe tjetri Bill Glauber.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco