Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqiptari kamuflohej me makinën e gruas, ja telashi që e gjen me policinë pas kontrollit rrugor

Shqiptari kamuflohej me makinën e gruas, ja telashi që e gjen me policinë pas kontrollit rrugor

20:46, 10/01/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar i cili udhëtonte me makinën e gruas tashmë ndodhet në telashe në Itali.

Ndoshta mendonte se duke shëtitur me makinën Bmw të bashkëshortes nuk do të pikasej nga forcat e rendit.

Por një kontroll rutinë në makinë ka zbuluar një sasi kokaine të fshehur në brendësi të saj.

Shqiptari u arrestua të enjten në akuzën për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Problemet për të filluan gjatë paradites, kur një patrullë i bëri shenjë të ndalojë automjetin Bmw x3, në pronësi të gruas.

Karabinierëve nuk u shpëtoi një dozë me kokainë që ishte lënë në derën anësore të shoferit, çka solli edhe një kontroll të menjëhershëm të makinës.

Nga kontrolli dolën edhe tre doza të tjera me kokainë, ndërsa 10 të tjera ishin fshehur në pjesën tjetër të makinës, për një total prej 9 gramësh.

Ndër të tjera, 38 vjeçari kishte me vete edhe 3 celularë që i përdorte për ‘punë’, si edhe 390 euro cash që u sekuestruan nga hetuesit, të cilët mendojnë se ishin përfituar nga parata e shpërndarjes së drogës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco