Çështja Zagani/ Interpol e heq nga lista por mbetet në TIMS. Gjykata e thërret në Vlorë

Çështja Zagani/ Interpol e heq nga lista por mbetet në TIMS. Gjykata e thërret në Vlorë

19:51, 10/01/2020
A+ Aa A-

Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri,  emri i ish-oficerit të anti-drogës që denoncoi ish-ministrin në fjalë dhe të afërm të tij si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si rregul duhet të qëndronte 5 vjet.

Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë mes burimeve të tij, portali në fjalë arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i ish-oficerit është ende si person në kërkim.

Lidhur me këtë kontradiktë nuk ka ende një shpjegim nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit.

Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar.

Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë.

Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Image

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve, sipas tij, të lidhur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, e gjithë qeveria iu vu kundër. Ai u arrestua nga policia, ndërsa gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish-policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë.

Prej disa kohësh, Dritan Zagani, së bashku me familjen e tij, ka përfituar azilin politik në Zvicër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco