Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ndërtime pa leje në Durrësi, Manzës dhe Shijakut/ 17 zyrtarë në pranga

Ndërtime pa leje në Durrësi, Manzës dhe Shijakut/ 17 zyrtarë në pranga

22:09, 09/01/2020
A+ Aa A-

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizoi me sukses operacionin e koduar ‘ABUZUESIT’, në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019 për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ për një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Image

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara dhe administruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin e datës 9 janar 2020, caktoi masat e sigurimit personal, të cilat u ekzekutuan në orët e mbrëmjes nga SHÇBA dhe Policia e Shtetit:

- ‘Arrest në burg’ për Komisar B.D., me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar S.Xh., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar E.P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar N.M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor A.O., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor D.D., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor G.D., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, person i shpallur në kërkim;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor H.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor P.N., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për Inspektor N.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gj.G., me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin J.K., me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin M.Sh., me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin D.K. posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasit P.M., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gj.Z., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin A.L., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

- ‘Arrest në burg’ për shtetasin Q.D., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;

- ‘Pezullim nga detyra’ për shtetasin A.N., me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli09/01/2020 22:21

Ndertimet pa leje , lagalizimi dhe rregjstrimi ne zvrpp ne kohen midis dy zgjedhjeve te fundit ne Bashkine e Krujes jane te panumurta por askush nuk eshte penalizuar se ndertimet jane bere me bekimin e Drejtuesve me te larte te Bashkise

Shto koment

Denonco