Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

I thirrën për analizë, 17 oficerë policie në pranga

I thirrën për analizë, 17 oficerë policie në pranga

20:58, 09/01/2020
A+ Aa A-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar dhe proceduar 17 oficerë policie në Durrës e Shijak të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se SHKB, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës, kanë nisur një hetim që pritet të finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Efektivët janë thirrur për analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të policisë, ndërsa në përfundim është bërë dhe shoqërimi i tyre.

Pritet qëndrimi zyrtar i policisë vendore mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco