‘Eskobari’ shqiptar rrezikon 15 vite burg: Shihni ku e fuste kokainën

‘Eskobari’ shqiptar rrezikon 15 vite burg: Shihni ku e fuste kokainën

18:48, 09/01/2020
A+ Aa A-

Një prokuror federal ka kërkuar dënime nga 6 muaj deri në 15 vite për një bandë prej 10 personash, të akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe krijim organizate kriminale.

Banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës u çmontua në janar të vitit të shkuar.

Sipas gazetës ‘La Capitale’, prokuroria kërkoi 15 vite burg për personin e akuzuar si kreu i bandës. Ai është një shqiptar që jetonte në Bruksel, i cili ishte dënuar më parë për kultivim kanabisi.

Kurse portali DHNet shkruan se ai është Pablo Eskobari i bandës. U desh bashkëpunimi i Belgjikës, Francës, Britanisë, Danimarkës dhe Norvegjisë për të shpërbërë këtë bandë të trafikut të drogës.

Hetimet nisën në vitin 2018 pas një informacioni nga Europoli për trafikun e kokainës në shkallë të gjerë.

Franca zbuloi se baza ishte në Belgjikë, kurse droga vinte nga Ekuadori.

Si zakonisht, edhe këtë herë bananet përdoreshin si maskim për trafikun e drogës së fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco