Ngjarja e rëndë në Sukth/ I plagosuri kreu i njësisë bashkiake, u godit me thikë nga punonjësi i tij

Ngjarja e rëndë në Sukth/ I plagosuri kreu i njësisë bashkiake, u godit me thikë nga punonjësi i tij

16:52, 31/12/2019
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga plagosja e para pak minutave në Durrës.

Sipas asaj që mëson Syri.net, i plagpsuri është kreu i njësisë administrative Sukth Rrapo Osmani, i cili është goditur me thikë nga punonjësi i tij, K.0, 21 vjeç.

Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt i çastit, ndërsa të dy personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit,  janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit  Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet  e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe  po punohet për kapjen e tij.

Në foton e mëposhtme, i plagosuri Rrapo Osmani:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco