Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

FOTO/ Vajza i’u vra në Francë, nëna tregon si e mori lajmin e kobshëm

FOTO/ Vajza i’u vra në Francë, nëna tregon si e mori lajmin e kobshëm

17:02, 28/12/2019
A+ Aa A-

Pasi mësuan lajmin e kobshëm për vdekjen e vajzës së tyre Brunilda Sadushi, e cila u gjet dje e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, familjarët apelojnë për ndihmë.

Fatime Kovaçi, 56 vjeçe, nëna e Brunildës, tregon për SYRI.net mes lotësh sesi e mësoi lajmin e hidhur.

Ajo tregon se, ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave pasi në kundër shteti francez e varros atje.

Image

Fatimeja tregon se, Brunilda kishte shkuar në Francë 4 vite më parë dhe jetonte atje me një shtetas shqiptar, me të cilin në Francë ka lindur edhe një djalë.

Djali, Leonardoja që është 3 vjeç, aktualisht pas vdekjes së Brunën, ndodhet nën kujdesin e shtetit francez sepse i ati i tij jeton në Tiranë dhe nuk mund të shkojë dot për të marrë djalin në Francë, pasi në atë shtet ka ‘ekspuls’.

Fatimeja tregon se, Brunilda i merrte rregullisht në telefon dhe shpesh herë u dërgonte lekë për tu ushqyer, pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. Nëna e Brunildës i bën apel shtetit ta ndihmojë për të sjellë në Berat trupin e vajzës së vdekur dhe djalin e saj 3-vjeçar Leonardon.  

Image

‘Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bej apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj’,-shprehet nëna Fatime Kovaçi. Ajo tregon se, Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20 vjeç dhe tjetrin 14 vjeç, të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat dhe që, pas largimit të Brunildës në Francë, jetojnë me të.

Apel shtetit për kthimin e trupit të pajetë të Brunës dhe ardhjen në Shqipëri të djalit të saj, i bën edhe gjyshja e Brunildës, 75-vjeçarja Xhevrije Aliu, e cila e ka rritur vetë.

Me sytë nga shteti dhe me shpresë, familja Kovaçi në lagjen ‘Donika Kastrioti’ ka hapur dyert e mortit edhe pse ende nuk e ka para syve trupin e pajetë të vajzës, për ta qarë e për ta përcjellë për në banesën e saj të fundit. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco