Viktima u kap në krevat me motrën e policit, i shkonte dhe te fshati i burrit. Kur nëna e gjeti vajzën…

Viktima u kap në krevat me motrën e policit, i shkonte dhe te fshati i burrit. Kur nëna e gjeti vajzën…

09:39, 21/12/2019
A+ Aa A-

Lidhja e dashurisë mes viktimës, Manol Rapaj, dhe motrës së autorit të krimit të dyfishtë, Martin Skendaj, dyshohet se është shkaku i vetëm i tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë në Patos.

Mes dy të rinjve kishte nisur një histori dashurie, por nuk pranohej nga prindërit e vajzës. Kur e kanë marrë vesh familjarët për lidhjen e fqinjëve, e martuan vajzën në fshatin Panahor të Ballshit, duke shpresuar shkëputjen e tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Edhe te fshati i burrit, Rapaj, nga fshati Kuqaj, i Patosit, shkonte e takonte në fshehtësi nusen e re, duke shkaktuar telashe dhe atje e duke bërë më pas që i shoqi ta ndajë për tradhti.

Pasi u kthye në fshat, lidhja mes motrës së autorit dhe Manol Rapajt vazhdoi e qetë për disa kohë, por kur nëna e Rapajt i ka gjetur në një dhomë, në shtëpinë e saj, ka nisur një sherr i ri.

Kjo bëri që tri ditë para vrasjes, familjarët të përleshen mes tyre, duke u rrahur brutalisht me leva, sëpata e mjete të tjera të forta.

Policia ka mbërritur për t’i ndarë dhe ka shpresuar se gjërat mes tyre do të qetësoheshin, megjithatë ditën e enjte gjithçka shkoi drejt një ngjarjeje fatale. Nga ana tjetër, familjarët e Rapajt kanë vijuar të bëjnë me faj Policinë, e cila, sipas tyre e mori vesh konfliktin dhe nuk mori masa për të parandaluar vrasjen.

‘Fajtore u bë çupa. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima)’, ka deklaruar një bashkëfshatar i Manol Rapajt dhe autorit të ngjarjes në Patos, Martin Skendajt.

Po ashtu, Ervis Kuçi, banor i fshatit Kuqa, është shprehur se pak ditë më parë, dy familjet, Rapaj dhe Skendaj, ishin zënë me mjete të forta, konflikt ku kishte ndërhyrë edhe Policia.

‘Ajo ishte e martuar. Arriti që i gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet… E gjeti në krevatin e djalit, aty filloi sherri. Lajmëruan Policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë. Shkuan në Polici.

Edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe e vrau, por vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania. Ata e zunë andej dhe e sollën. Ai erdhi këtu për të takuar kushëririn dhe dolën xhiro. Por u vranë. E mësuam në televizor, se kështu s’dimë gjë’, ka thënë banori. /Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco