Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Pse u vetëdorëzuan dy vëllezërit Kusi?

Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Pse u vetëdorëzuan dy vëllezërit Kusi?

19:34, 15/12/2019
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, Albano Kusi, njëri nga dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj në gusht të këtij viti në Tiranë. Vëllai tjetër, Griseldo Kusi, që gjithashtu ishte në kërkim, u vetëdorëzua disa javë më parë.

Pas gati 4 muajsh në kërkim Albano Kusi vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë, Indrit Çelaj.

Të martën do të zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësim të masës së sigurisë dhënë më herët ndaj Albano Kusit, e cila ishte “arrest në burg” në mungesë.

Më herët të njëjtën rrugë, kishte zgjedhur edhe vëllai i  madh i Albanos, Griseldo Kusi. Ai u dorëzua me 12 nëntor dhe akuzohet gjithashtu për vrasjen e Çelaj, ngjarje kjo  e ndodhur mesditën e 22 gusht të këtij viti, në vilën e cila është në pronësi të Bujar Kusit.

Policia thekson se, dorëzimet e dy vëllezërve kanë ardhur si pasojë e kontrolleve të pandërprera, por, fakt është se, aksionet  e uniformave blu kanë dështuar të paktën 13 herë për prangosjen e tyre, raporton Abc News.

Edhe në të kaluarën Griseldo dhe Albano, kanë pasur probleme me drejtësinë por që kanë mundur t’ia hedhin paq.

Për vrasjen e teknikut të Kondicionerëve po hetohen edhe Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka që akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco