Detajet/ U aksidentua me biçikletë, humb jetën në spital i moshuari

Detajet/ U aksidentua me biçikletë, humb jetën në spital i moshuari

19:25, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një 68 vjeçar i cili u përplas nga një automjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në qytetin e Pogradecit, mësohet se ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e mjetit 25-vjeçarin me iniciale R.A me banim në Laprakë.

"Duke drejtuar mjetin tip “Vol­ksëagen” i riu ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco