Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Drogë dhe prostitucion, arrestohen menaxherët dhe këngëtari i lokalit/ Ja emrat

Drogë dhe prostitucion, arrestohen menaxherët dhe këngëtari i lokalit/ Ja emrat

13:22, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë i forcave policore është zhvilluar në Shkodër gjatë orëve të fundit. Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër çka ka sjellë edhe arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve për veprmtari të kundraligjshme që kanë të bëjnë me trafikun e lëndëve nartkotike.

Gaspër Marku dhe Aldo Vruçaj dhe Zamir Jakupi janë të arrestuarit e natës që lamë pas në Shkodër.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar "Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për  ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili  kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor "Klubet e natës", për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe  arrestimi i shtetasve:

A. V,  29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat

penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco