VIDEO/ Çfarë ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri? A ka lidhje me...

VIDEO/ Çfarë ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri? A ka lidhje me...

13:10, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një faqe popullore amerikane në YouTube, ka publikuar një video me shpjegime për atë se çfarë ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri. Faqja Destiny shpjegon se viti 2019 ka njohur disa tërmete të fuqishme, si ai i shkallës 8.0 në Peru dhe i shkallës 7.3 në Indonezi. Megjithatë tërmeti shqiptar ishte vdekjeprurës.

Destiny e nis duke shpjeguar se tërmeti i shkallës 6.4 ishte me  epiqendër në Mamurras.

“Lëkundjet zgjatën 30 sekonda dhe shkundën Tiranën. Ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 40 vitet e fundit. Tërmeti shkaktoi më shumë dëme në qytezën e Thumanës. Tre orë pas tërmetit të madh, një paslëkundje e fortë tronditi vendin. Prej atëherë janë shënuar mbi 500 paslëkundje, disa me magnitudë mbi 5. Shtatë paralëkundje u ndjenë para tërmetit të madh dhe disa prej njerëzve ishin zgjuar dhe të frikësuar. Shqipëria mund të ketë marrë një paralajmërim se diçka e madhe po vinte. Një tërmet i madh 5.8 ballë goditi vendin më 21 shtator,” thuhet në video.

Më tej bëhet një sqarim, se fuqia e tërmetit të nëntorit ishte shtatë herë më e madhe se ajo e shtatorit. “Meqë jemi te magnituda, një tërmet 6.4 është shtatë herë më i fuqishëm se një tërmet 5.8 ballë”.

Por a po bëhen tërmetet më të fuqishme dhe a po bëhen më të fuqishme?

Aftësia për të matur tërmetet është përmirësuar ndjeshëm. Disa shkencëtarë thonë se tërmetet e mëdhenj po bëhen edhe më të fortë. Tërmetet e mëdhenj janë shumë më të rrallë, për shembull tërmetet e shkallës 6 janë dhjetë herë më të shpeshtë se ata të shkallës 7, raporton Destiny.

Sipas saj, tërmeti në Shqipëri ishte më i rëndë për shkak se “epiqendra në Shqipëri ishte vetëm 6.2 milje në thellësi dhe tërmetet që godasin më pranë sipërfaqes shkaktojnë më shumë dëme, madje u ngjajnë bombave dhe lëkundjet janë shumë të fuqishme”.

Në video shpjegohet se mund të ketë një lidhje mes rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit sizmik. Toka ngadalësohet çdo 32 deri 35 vite dhe kjo zgjat deri në pesë vite. Disa shkencëtarë besojnë se kur Toka ngadalësohet, ndodhin më shumë tërmete për shkak të çlirimit të energjisë.

Në video theksohet se lajmi i mirë është se po vijmë drejt fundit të periudhës pesëvjeçare kur Toka do të nisë të rrotullohet më shpejt.

Në fund, faqja jep disa këshilla për t’u ruajtur nga tërmeti. “Godinat që bien janë rreziku numër një në rast tërmeti. Prandaj duhet ta njihni mirë ambientin që ju rrethon,” këshillon faqja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ivi15/12/2019 18:33

Termeti me magnitude 6.4 (jo balle) eshte 7-8 here me i madh se termeti me magnitude 5.8. Llogaritje te peraferta tregojne se: termeti me magnitude 6.4 zhvillon nje energji ekuivalente me energjine qe zhvillohet gjate shperthimit te menjehershem te 426 kiloton TNT (Tritol), Kjo energji eshte afersisht ekuivalente me shperthimin e menjehershem te rreth 3 bombave atomike me fuqi 20 KT TNT seicila. Termeti me magnitude 5.8 zhvillon nje energji ekuivalente me 54 KT TNT, ose ekuivalente me energjine qe zhvillohet nga detonimi i menjehershem i 21 Bombave atomike me fuqi 20KT.

Ivi15/12/2019 18:28

Termeti me magnitude 6.4 (jo balle) eshte 7-8 here me i madh se termeti me magnitude 5.8. Llogaritje te peraferta tregojne se: termeti me magnitude 6.4 zhvillon nje energji ekuivalente me energjine qe zhvillohet gjate shperthimit te menjehershem te 426 kiloton TNT (Tritol), Kjo energji eshte afersisht ekuivalente me shperthimin e menjehershem te rreth 3 bomba atomike me fuqi 20 KT TNT. Termeti me magnitude 25.8 zhvillon nje energji ekuivalente me 54 KT TNT, ose ekuivalente me energjine qe zhvillohet nga detonimi i menjehershem i 21 Bombave atomike me fuqi 20KT.

Shto koment

Denonco