Sa ishte lëkundja e sotme? Sizmiologu shpjegon pse u raportuan vlera të ndryshme

Sa ishte lëkundja e sotme? Sizmiologu shpjegon pse u raportuan vlera të ndryshme

12:50, 15/12/2019

Toka nuk po gjen qetësi! Nga mesnata deri mëngjesin e të dielës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nëntë lëkundje sizmike.

Më e forta ishte rreth orës 2:00 me magnitudë 4 të shkallës Rihter, thellësi 46 kilometra dhe me epiqendër pranë Hamallajt në Durrës.

Sizmiologu Llambro Duni shpjegon se pse stacione të ndryshme kanë raportuar vlera të ndryshme për te njëjtën lekundje, ndërsa apelon për t’ju referuar Gjeoshkencave.

“Epiqendra është të afërsi të Hamallajt, ne e kemi raportuar me magnitudë lokale 4. Ajo që ne bëjnë gjithmonë është magnituda lokale. Ka disa lloje magnitudash, ka magnitudë lokale që i referohet Rihterit, ka magnitudë të momentit  dhe ka edhe një magnitudë tjetër sipas valëve vëllimore. 4.5 që është raportuar, i referohet magnitudës sipas valës vëllimore. Kjo është tjetër gjë, janë njësi të ndryshme që shprehin energjinë, por shifrat tregojnë të njëjtën madhësi energjie”, thotë ai.

Lëkundje të tilla konsiderohen normale nga sizmologët, të cilët thonë se disa prej tyre do të vijojnë të ndjehen deri në qetësimin e pllakave tektonike.

“Absolutisht nuk ka vend për panik, është në logjikën e kësaj dukurie. Kemi përjetuar një tërmet shumë të fuqishëm të madhësisë 6.3 sipas magnitudës lokale, 6.4 sipas magnitudës së momentit dhe të gjitha pasgoditjet do të vijnë gradualisht duke u shuar. Kjo mund të zgjasë edhe disa muaj dhe është krej normale”, thekson Duni.

Sa i perket zhvendosjes së epiqendrës sizomogu Duni shpjegon se kemi të bejmë me një thyerje tektonike me siperfaqe të konsiderueshme në koren e tokës  dhe pasgoditjet lëvizin përgjatë saj deri në relaksim të plotë./abcnews.al

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco