Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Neglizhenca fatale/ Gati arrestimet edhe për vdekjet në Thumanë

Neglizhenca fatale/ Gati arrestimet edhe për vdekjet në Thumanë

12:25, 15/12/2019
A+ Aa A-

Edhe Prokuroria e Krujës duket se ka përgatitur urdhër-arrestet e para për personat që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjet dhe shkatërrimet e banesave në zonën e Thumanës, Krujës dhe Fushë-Krujës.

Burime nga organi i akuzës bënë të ditur për Vizion Plus se po bëhen verifikimet e fundit në dokumentacionin e sekuestruar në zyrat e Urbanistikës dhe të ALUIZNIT.

Po ashtu janë marrë edhe dëshmi të shumta të banorëve në pallatet e shkatërruara të Thumanës, ku humbën jetën shumë persona.

Disa prej tyre i kanë pohuar hetuesve se autoritetet kanë qenë në dijeni të problemeve në këto objekte që pas tërmetit të 21 shtatorit, por nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj situate. Një neglizhencë kjo që rezultoi fatale për shumë familje në 26 nëntor.

Në listën e personave të dyshuar janë autoritete lokale si dhe zyrtarë të Urbanistikës dhe ALUIZNI-t.

Një ditë më parë ishte Prokuroria e Durrësit ajo që lëshoi 17 urdhër-arreste, duke ekzekutuar 9 prej tyre ndërsa të tjerët janë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/12/2019 13:00

Ja pra 6.8 balle ra mbreme termeti ne Filipine, asnje demtim serioz dhe asnje viktime!!!! Po ne Shqiperi kush e ka fajin per shkaterrimet??? Qe nga qeveria e propagandes prej letre, qeveria e hajduteve, qeveria e injoranteve, e idioteve, e te paafteve qe nuk dine as shkrim dhe as kendim, por vetem ti bejne like ne fb KM, qeveria e llafeve, e llogjeve, e barcaletave, e karagjozlliqeve, e batutatve bajate dhe deri tek organizatat kriminale te strukturuara te bashkive dhe institucioneve qeveritare ripjerdhese, abuzive, plackitese dhe te korruptuara, dhe deri tek Gjushet xhuxha por shushunja te popullit fukara. Kemi nje KM qe paturpesisht dhe paciperisht tall bythen me shqiptaret nga mengjesi deri ne darke, pa e rruajtur trapin fare! Tamam ate KM qe meritojne shqiptaret! Vetem nje revolucion e eger, i pameshirshem popullor i zhduk nje here e pergjithmone hijenat dhe shushunjat e popullit! Por Shqiperia, fatkeqesisht dhe shume mjerisht, nuk e ka nje popull te tille! Shqiperia ka nje popull servil, tifoz qeverish dhe pushtetaresh, adhurues lideresh kar-izmatike, nje popull dembel, nje popull te pabese, dhe te paafte, hipokrit, nje popull duartrokites dhe adhurues per "udheheqesit", egoist dhe frikacak! Prandaj sundohet dhe nenshtrohet lehte. Nje popull me nivelin me te ulet te kultures demokratike dhe dinjitetit kolektiv! Nje popull injorant! Mos me shani sepse keshtu jemi! Edhe vete e kuptoni dhe jeni te bindur qe i tille popull jemi, mendojme secili per bythen e vet dhe nuk i kercet fare per ate tjetrin qe vuan, nuk solidarizohemi me njerezit ne nevoje por me qeverite hajdute, prandaj kemi mbetur 30 vjet prapa popujve te tjere te Ballkanit. Behemi "patriote te flakte" dhe "shqiptare" te terbuar vetem kur luan ekipi kombetar dhe e gjithe Shqiperia fallco mbushet me tingujt KUQ e ZI! Sapo mbaron ndeshje e kuq-e-zinjve, fillojme shajme, ofendojme, vrasim, grabisim, dhunojme dhe perdhunojme njeri-tjetrin.

Shto koment

Denonco