29 vjeçari dhunon policin rrugor, arrestohet

29 vjeçari dhunon policin rrugor, arrestohet

12:13, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një 29 vjeçar ka dhunuar një punonjës të policisë rrugore në Kamëz.

I riu me iniciale A.K., banues në Paskuqan goditi policin për shkak të detyrës në rrugën “Isuf Elezi”.

“Është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor,”-njoftojnë uniformat blu.

Ndërsa në një operacion tjetër u arrestua një 41 vjeçar për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi me iniciale L.R., banues në Tiranë tentoi të vidhte sendet e një makinë në rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe në momentin kur policia është afruar ai tentoi të largohej me makinën e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco