‘Skena apokaliptike, tregues se vdekjes nuk i shmangesh dot’

‘Skena apokaliptike, tregues se vdekjes nuk i shmangesh dot’

12:02, 15/12/2019
A+ Aa A-

Nga Maria Dedousi, CNN Grek

Një çantë e varur në mur. Enët e kuzhinës janë grumbulluar në një dollap. Pak më tutje, çarçafët dhe mbulesat janë palosur me kujdes në një dhomë gjumi. Skena të një jete normale, përveç një detaji të vogël: Pjesa tjetër e shtëpisë ku gjenden këto objekte është shembur nga tërmeti i fundit në Shqipëri.

Shqipëria po vajton të vdekurit e saj dhe po shëron pagët.

5 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, që nuk ekzistojnë më.

Durrësi dhe Thumana janë rrënoja.

Këta njerëz kanë lënë pas jetën e tyre të përditshme, të cilën nuk do e gjejnë më kurrë. Përveç godinave të shembura plotësisht, 700 në Durrës dhe 235 në Tiranë janë të pabanueshme.

Shumë ndërtesa u shembën vetëm pjesërisht.

Disa nga muret kanë mbetur në këmbë. Nga vrimat e mëdha mund të shihet një pjesë e jetës së njerëzve që jetuan aty.

Objektet e tyre, zakonet, hapësirat private shfaqen në një dritare post-apokaliptike.

Foto që shihen pas bombardimeve- nuk është koincidencë që në këto raste flitet për panoramë si ajo e bombardimeve. Në këtë rast, u deshën pak sekonda.

Petrot Giannakouris, një fotoreporter grek i Associated Press, ka përjetësuar detajet e vogla dhe të mëdha të asaj që ka mbetur. Një jetë e përditshme gjysmë e shkatërruar, e ekspozuar para syve të të gjithëve.

Njësoj si një muze makabër- dedikuar dobësisë së njeriut përballë fuqisë së natyrës.

Një ‘memento mori’ (vdekja është e pashmangshme) e llojit tonë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco