Nuk kishte patentë/ Kush ishte adoleshenti i fiksuar pas shpejtësisë

Nuk kishte patentë/ Kush ishte adoleshenti i fiksuar pas shpejtësisë

10:24, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik, i ndodhur pak pas mesnatës së të premtes në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, i ka marrë jetën një adoleshenti. Aksidenti fatal për 17 -vjeçarin ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së këpucëve në Gjirokastër, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, 17 vjeç, nga Nivica e Tepelenës, banues në Gjirokastër. Adoleshenti, maturant në shkollën e mesme, dhe që ende nuk ishte pajisur me leje drejtimi, kishte marrë një automjet në pronësi të njërit prej të njohurve të tij.

Shpejtësia e lartë me 200 km/orë dhe terreni me lagështirë, si pasojë e reshjeve të shiut, kanë rezultuar fatale për adoleshentin e pasionuar pas makinave.

Xhebro jetonte me të motrën në një shtëpi me qira në Gjirokastër, ndërsa prindërit e tij jetonin e punonin në Nivicë, fshati i thellë malor i krahinës së Kurveleshit. I ati i vinte rregullisht të paktën një herë në muaj për të takuar fëmijët, të cilët kryenin studimet në Gjirokastër, dhe për t’u sjellë furnizime.

Ata kishin edhe të afërm të tjerë të familjes në këtë qytet. Adoleshenti që studionte në vitin e tretë të gjimnazit “Siri Shapllo” njihej si një djalë i qetë dhe i rregullt. Natën e fundit të jetës së tij, ai kishte dalë me shokët dhe, ashtu si në raste të mëparshme, u kërkoi një xhiro me makinë. Burimet thonë se ai ishte i pasionuar pas shpejtësisë dhe garave me makina.

Shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit, që dyshohet edhe për shkak të terrenit të lagësht, ka sjellë përplasjen e makinës me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Për shkak të goditjes së fortë dhe deformimit të mjetit, ka qenë e vështirë nxjerrja e trupit të të riut

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco