I gjendet armë në makinë, prangoset 45-vjeçari nga Vlora

I gjendet armë në makinë, prangoset 45-vjeçari nga Vlora

09:57, 15/12/2019
A+ Aa A-

Një 45 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit gjatë një operacioni të koduar “Mbrostari”.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale D.S., banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe  1 krehër me 12 fishekë.

Ja njoftimi i plotë i policisë: 

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbrostari”.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe  1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco